Statistics |
Total online: 1 Guests: 1 Users: 0 |
|
 | |  |
| Main » 2009 » March » 08
Julia Roberts pëlqen familjen Obama Julia Roberts, e cila së shpejti do të shihet në kinema me filmin e saj më të ri “Duplicity”, thotë se ajo ka një joshje për Shtëpinë e Bardhë.
Ylli i filmit “Closer”, e cila është në krah të Clive Owen edhe në filmin e ri, thotë se ajo është një fanse e madhe e gjithë familjes Obama.
“Kam një joshje të madhe për Shtëpinë e Bardhë dhe për të katër anëtarët e familjes Obama. Michelle duket si një person e cila tregon vetveten dhe çfarë në vërtetë është”, thotë Roberts.
Robert po ashtu ka lavdëruar mikun e saj George Clooney.
“Ai është një mik i mirë. Ai është një mashkull të cilin e adhuroj shumë dhe më pëlqen atë që ai bën në jetë”, ka shtuar aktorja.
Category:
Vip
|
Views:
1099
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Lindsay Lohan: Po rritem Ylli i filmit “Mean Girls”, aktorja 22-vjeçare Lindsay Lohan, thotë se “ajo është duke u rritur”.
Bukuroshja thotë se që nga fillimi i lidhjes së saj lesbike me Samantha Ronson ajo është qetësuar shumë dhe ka filluar ta zbusë natyrën e saj të vajzës së ndejave.
“Njerëzit thonë atë çfarë duan të thonë dhe unë nuk mund të bëj asgjë këtu. E kam bërë këtë për një kohë dhe jam rritur vërtet shpejt”, ka thënë bukuroshja.
“Nuk kam përgjegjësi më ndryshe nga njerëzit e moshës time dhe më ka kushtuar kohë për ta kuptuar këtë. Kam kaluar nëpër fazat nëpër të cilat është dashur të kaloj, tash po rritem”, ka shtuar Lohan.
Category:
Vip
|
Views:
6192
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Ferguson lavdëron Tevezin Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë plot lëvdata për autorin e dy golave në fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, Carlos Tevez.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme, ai ka aq shumë energji”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Secili ishte në formë dhe i freskët dhe pëlciste të luajë. Isha i ngazëllyer sapo filloi loja, me energjinë dhe kënaqësinë. Por ishte një ndeshje e vështirë, Fulham ishte në formë dhe duhet ta respektojmë. Barazimi ishte gjëja e fundit për të cilën kishim nevojë”, ka shtuar trajneri.
Category:
Sport
|
Views:
1000
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Derbi madrilen përfundon pa fitues Derbi i kryeqytetit spanjoll i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Mbretërit nuk kanë arritur ta mbajnë hapin me Barcelonën drejt garës për titull, pasi që kanë humbur pikë përballë rivalit të qytetit.
Të parët kaluan në epërsi lojtarët mysafirë pas një kundërsulmi të shpejtë. Sergio Aguero pasoi te Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Casillas (38’) duke ia dhënë epërsinë Atleticos, ndërkohë që ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë (57’) Los Merengues barazuan rezultatin me anë të transferit të ri, Klaas-Jan Huntelaar, por nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim nga kjo përballje e vështirë.
Vendasit madje kanë mundur të dënohen nga Atl
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
1125
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Barcelona i kthehet fitores
Skuadra e Barcelonës ka arritur të shënojë fitore në Camp Nou kundër Athletic Bilbaos, me rezultat 2-0, për t’iu shmangur për gjashtë pikë konkurrentit direkt për titull, Real Madridit.
Pas tre dështimeve radhazi në La Liga, një barazim dhe dy humbje, Blaugranët arritën që më në fund të nxjerrin tre pikë të plota nga kjo përballje.
Golin e parë për katalunasit e shënoi Busquets (17’), pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Xavi.
Vendasit e kryen punën që në gjysmën e parë të ndeshjes, pasi që Lionel Messi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë (31’).
Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo Barcelona arriti të fitojë pikë në një moment shumë të volitshëm, kur kihet parasysh se Reali barazoi kundër Atletico Madridit.
Category:
Sport
|
Views:
1053
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
| |
| |
 | |  |
|