Lindsay Lohan: Po rritem Ylli i filmit “Mean Girls”, aktorja 22-vjeçare Lindsay Lohan, thotë se “ajo është duke u rritur”.
Bukuroshja thotë se që nga fillimi i lidhjes së saj lesbike me Samantha Ronson ajo është qetësuar shumë dhe ka filluar ta zbusë natyrën e saj të vajzës së ndejave.
“Njerëzit thonë atë çfarë duan të thonë dhe unë nuk mund të bëj asgjë këtu. E kam bërë këtë për një kohë dhe jam rritur vërtet shpejt”, ka thënë bukuroshja.
“Nuk kam përgjegjësi më ndryshe nga njerëzit e moshës time dhe më ka kushtuar kohë për ta kuptuar këtë. Kam kaluar nëpër fazat nëpër të cilat është dashur të kaloj, tash po rritem”, ka shtuar Lohan.
|