“Coca-Cola” investon 2 miliardë dollarë në Kinë
Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane, Muhtar Kent, ka deklaruar mbrëmë se “Coca-Cola” e konsideron Kinën si një ndër tregjet më të rëndësishme dhe se gjatë tri vjetëve të ardhshme në vendin me popullsinë më të madhe në botë do të ngrisë fabrika të reja dhe infrastrukturë për distribucion, shitje, marketing, zhvillim dhe hulumtim.
Vitin e kaluar “Coca-Cola” ka ofruar 2.4 miliardë dollarë për prodhuesin e lëngjeve “Huiyuan Juice Group”, por dy kompanitë janë ende duke pritur që qeveria kineze të miratojë marrëveshjen.