Statistics |
Total online: 1 Guests: 1 Users: 0 |
|
 | |  |
| Main » 2009 » March » 13
Britney publikon klipin e ri
Britney Spears ka publikuar videoklipin e saj të ri për këngën me tekst kontrovers, "If You Seek Amy".
Princesha e muzikës pop shfaq një identitet të dyfishtë në klipin e ri, si një grua e viteve të pesëdhjeta dhe një femër të pasionuar pas ndejave.
Është interesant të dihet mesazhi që ofron skena e fundit e klipit, ku Britney iu shërben tortë paparacëve, derisa djemtë e saj dhe burri e përcjellin.
Category:
Vip
|
Views:
47523
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
|
Williams udhëheq fushatën për dhurimin e syve
Aktorja dhe këngëtarja Vanessa Williams është duke udhëhequr një fushatë për t’i inkurajuar njerëzit që t’i dhurojnë sytë e tyre pas vdekjes.
Misi i dikurshëm i Amerikës, është bashkuar me “Bankën e syve” të New Yorkut për t’i bindur njerëzit se pas vdekjes së tyre mund ta ndihmojnë dikë që të shohë.
Aktorja e serialit “Ugly Betty” është bërë mbështetëse e kësaj organizate që nga koha kur babai i saj, kishte nënshkruar që pas vdekjes së tij (në vitin 2007) t’i dhuronte sytë për t’i ndihmuar dikujt tjetër për të parë.
Category:
Vip
|
Views:
5267
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
|
NBA: Lakers sigurojnë vendin për në play-off
Los Angeles Lakers është ekipi i parë në Konferencën Perëndimore që tashmë ka siguruar vend në play-off, pasi ka regjistruar fitore 101-95 në udhëtim ndaj San Antonio Spurs.
Kobe Bryant dhe Pau Gasol, secili kanë shënuar nga 23 pikë për t’i dhënë fitoren e 52-të këtë sezon ekipit nga Los Angeles Lakers, kundrejt 13 humbjeve.
Michael Finley dhe Tony Parker shënuan nga 25 pikë për San Antonio, të cilët me humbjen e mbrëmshme i dhanë fund edhe tre fitoreve radhazi.
Trevor Ariza ka shënuar 10 pikë për Lakers, derisa Tim Duncan përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe 11 kërcime për Spurs, që tash kanë 43 fitore dhe 21 humbje.
Category:
Sport
|
Views:
2920
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
|
Ranieri: Trezeguet më tradhtoi si fëmijë i llastuar
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, e ka kritikuar sulmuesin francez David Trezeguet, për komentet e bëra gjatë kësaj jave.
Trezegol kishte shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të zëvendësimit në ndeshjen kundër Chelseat në mesjavë, duke thënë se nuk e kishte idenë pse trajneri i tij kishte vepruar në atë mënyrë.
“Ajo që ka thënë Trezeguet më ka nevrikosur shumë. Fjalët e tij ishin si të një fëmije të llastuar. Ndjehem i tradhtuar më shumë nga reagimi i tij si njeri se si lojtar, dhe kjo më ka lënduar më së shumti”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
Category:
Sport
|
Views:
1125
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
| |
| |
 | |  |
|