Main » 2009»March»13 » Williams udhëheq fushatën për dhurimin e syve
Williams udhëheq fushatën për dhurimin e syve
8:52 PM
Williams udhëheq fushatën për dhurimin e syve
Aktorja dhe këngëtarja Vanessa Williams është duke udhëhequr një fushatë për t’i inkurajuar njerëzit që t’i dhurojnë sytë e tyre pas vdekjes.
Misi i dikurshëm i Amerikës, është bashkuar me “Bankën e syve” të New Yorkut për t’i bindur njerëzit se pas vdekjes së tyre mund ta ndihmojnë dikë që të shohë.
Aktorja e serialit “Ugly Betty” është bërë mbështetëse e kësaj organizate që nga koha kur babai i saj, kishte nënshkruar që pas vdekjes së tij (në vitin 2007) t’i dhuronte sytë për t’i ndihmuar dikujt tjetër për të parë.