| Statistics |
Total online: 1 Guests: 1 Users: 0 |
|
 | |  |
| Main » 2009 » March » 07
Interi i pandalshëm Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-0.
Genoa, nga e cila pritej se do t’i shkaktonte probleme kampionit në fuqi të Serie A, është treguar e pafuqishme përballë lojtarëve zikaltër, pavarësisht se ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës.
Nerazzurët e filluan këtë ndeshje duke qenë të fokusuar në takimin e të mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United, megjithatë kundërshtari i tyre nuk e kishte fuqinë që ta mposhtte skuadrën lidere në Kampionatin italian.

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë. Foto: AP
Që në fillim të ndeshjes (2’), Zlatan Ibrahimovic heshti tifozët e pranishëm në Stadio Ferraris, pasi që e mposhti portierin Rubinh
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
1033
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
United deklason Fulhamin për të vazhduar në gjysmëfinale Manchester United vazhdon garën edhe për një tjetër trofe, pasi që në përballjen e të shtunës kundër Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ka shënuar fitore me rezultat 4-0.
Djajtë e Kuq kanë shënuar nga dy gola në të dy gjysmat e ndeshjes, për ta fundosur shpresën e Fulhamit për të vazhduar tutje.
Gjysma e parë e ndeshjes i takoi argjentinasit Carlos Tevez, i cili shënoi dy herë (20’ dhe 35’), për ta çuar skuadrën e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Wayne Rooney shënoi golin e tretë për Kampionët anglezë, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 4-0, e vendosi mesfushori Ji-Sung Park (81’).
Category:
Sport
|
Views:
635
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Policia kap 73 qese me heroin në rripin e pantallonave të shtatzënës Policia në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar një grua shtatzënë 31-vjeçare, e cila kishte fshehur 73 qese me heroin rreth rripit të pantallonave të saj.
Policët kanë thënë se ajo ishte udhëtare në një automjet të cilin ata e kishin ndaluar për shkak të xhamave të errësuar, të cilët janë të paligjshëm në këtë shtet.
Në automjet, policët kanë thënë se kanë gjetur gjashtë qese me heroin dhe një armë, plus një armë me shurdhues në bagazh. Kur policia e dërgoi atë në stacionin e tyre gjeten edhe 73 qese tjera të heroinës të mbështjella rreth rripit të saj të pantallonave.
Si vozitësi ashtu edhe shtatzëna janë duke u mbajtur në burg.
|
Gjen dhjetë dhëmbë njerëzish në kuletë të re
Mashkulli amerikan i cili në zinxhirin tregtar “Walmart” ka blerë një kuletë ka mbetur i shokuar kur në të ka gjetur 10 dhëmbë njerëzish.
Blerësi në Falmouth të Massachusets në kuletën e sapo-blerë ka gjetur dhjetë dhëmbë njerëzish. Një prej tyre madje ishte “i mbushur”. I habitur ai ka kthyer kuletën në dyqan, por është nisur pa i lënë të dhënat e tij personale.
Policia nuk e ka zbuluar nëse bëhet fjalë për dhëmbë të rriturve, megjithatë, pasi që në ta nuk ka pasur mbetje të gjakut apo mishit, nuk ka qenë e mundur të bëhet as analiza e ADN-së, shkruan Yahoo.
Zëdhënësja e shtëpisë së mallrave “Walmart” ka thënë se vlerëson që bëhet fjalë për një “rast të izoluar”, por edhe se do të kontrollojnë pjesën tjetër të mallit.
|
Elementet astrologjike
Dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut i përfshijmë në grupe në bazë të karakteristikave të përbashkëta. Njëra nga mënyrat e kategorizimit të tyre është që ato t’i përmbledhim në grupe në bazë të temperamentit. Një kategorizim të tillë e quajmë si grupim sipas elementit. Katër elementet janë: zjarri, toka, ajri dhe uji dhe këta janë arketipat e energjisë, të cilët e formojnë temperamentin e ndokujt, ndërsa temperamenti përbën elementin dominues të horoskopit.
SHENJAT E ZJARRIT
Zjarri përfaqëson energjinë vitale, burimin e aktivitetit të gjithmbarshëm, burimin e tërë jetës. Forca, komunikueshmëria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtësia dhe entuziazmi – këto janë cilësitë e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.
Nj
...
Read more »
|
Shenjat astrologjike
DASHI
MOTOJA: UNË JAM KARAKTERISTIKAT: Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik. Ka energji të madhe, por nuk ka vullnet të qëndrueshëm. Ka bukurinë fizike. Bën luftë të përjetshme dhe është në aktivitet të vazhdueshëm. Adhurues i sportit dhe i të gjitha aktiviteteve fizike. PLANETI: Marsi. PROFESIONI: Politikan, inxhinier, avokat, komik, ushtar, kimist, astronom, kirurg, mishshitës, floktar. MANGËSIA: Arrogant, i pamatur.
DEMI
MOTOJA: UNË KAM KARAKTERISTIKAT: Stabil, i durueshëm, këmbëngulës, inert. Ka një vullnet të jashtëzakonshëm. Adhuron shtëpinë dhe familjen. Është i dhënë pas përfitimeve ekonomike. Nuk heq dorë lehtë. I do gjërat luksoze, stolitë,
...
Read more »
|
“Coca-Cola” investon 2 miliardë dollarë në Kinë
Presidenti dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane, Muhtar Kent, ka deklaruar mbrëmë se “Coca-Cola” e konsideron Kinën si një ndër tregjet më të rëndësishme dhe se gjatë tri vjetëve të ardhshme në vendin me popullsinë më të madhe në botë do të ngrisë fabrika të reja dhe infrastrukturë për distribucion, shitje, marketing, zhvillim dhe hulumtim.
Vitin e kaluar “Coca-Cola” ka ofruar 2.4 miliardë dollarë për prodhuesin e lëngjeve “Huiyuan Juice Group”, por dy kompanitë janë ende duke pritur që qeveria kineze të miratojë marrëveshjen.
|
Zvicra, e përmbytur nga paratë ilegale Në bankat e Zvicrës janë depozituar 3000 miliardë franga. Sipas vlerësimeve rreth 50-70 % e tyre janë para të paligjshme. Sekreti bankar përbën një faktor të mirë të mirëqënies në Zvicër. Për këtë zviceranët e kanë mbrojtur atë vazhdimisht.
Dorëzimi nga ana e bankës më të madhe zvicerane UBS i të dhënave bankare për klientë të caktuar të saj autoriteteve të drejtësisë në SHBA konsiderohet sipas ligjit zviceran si shkelje e sekretit bankar.
Thuajse asnjë program televiziv në Zvicër nuk e ka lënë pa trajtuar problemin e sekretit bankar. Qëkurse banka UBS u dorëzoi autoriteteve amerikane të drejtësisë të dhëna për klientët e saj, po shtrohet pyetja nëse sekreti bankar është duke u shpërbërë.
56 % e zviceranëve mendojnë se Zvicra duhet t'u vijë në ndihmë autoriteteve të vendeve të tjera, kur është fjala për invazion fiskal. Deri tani ligji parashikon një ndih
...
Read more »
|
Tata Prima – koncept i bukur indian Gjiganti indian Tata gjatë viteve të fundit po tërheq shumë vëmendjen e publikut. Pasi që modeli i lirë Nano ka tronditur industrinë e automjeteve në botë, indianët paralajmërojnë edhe disa modele të reja.
Në panairin e automjeteve në Gjenevë kanë paraqitur disa koncepte, në mesin e të cilëve më interesanti duket të jetë limuzina e quajtur Prima.
Automjeti me largësi prej 2.7 metrash në mes boshteve, sipas pohimeve të konstruktorit ofron komoditet të madh brenda tij.
Kur dizajni është në pyetje, është e dukshme ngjashmëria me disa nga modelet ekzistuese. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për plagjiat. Për dizajn është kujdesur shtëpia e njohur dizajnuese italiane Pininfarina.
Prima do të mund të gjendej së shpejti në tregun evropian, ndoshta qysh në vitin 2011. Në çdo rast, para këtij automjeti në skenë do të paraqitet
...
Read more »
|
Tablet PC - Samsung Q1EX-71G Samsung ka filluar shitjen kompjuterit tablet me emrin Q1EX-71G, të cilin do të duhej ta merrnin parasysh të gjithë ata të cilët kanë nevojë për një lloj të këtillë të kompjuterit.
Sa për fillim, në të gjendet ekrani shtatë inçësh i ndjeshëm në prekje me rezolucion 1024 x 600 piksela. Specifikat harduerike janë solide për një kompjuter të dimensioneve të këtilla – këtu gjendet procesori VIA Nano ULV U2500 me takt punues 1.2 GHz, 2 gigabajt DDR2 memorie (667 MHz) si dhe disku prej 60-gigabajtësh.
Kompjuteri posedon rrjetën pa tela 802.11 b/g dhe Bluetooth 2.0, derisa bateria standarde me katër qeli ofron deri në 4.5 orë punë pa ndërprerje. Blerësit po ashtu mund të blejnë baterinë me autonomi punuese prej 8.5 sati.
Sistemi operativ i tij është Windows XP Tablet Edition, derisa çmimi 750 dollarë.
|
Surfimi i sjell dobi trurit Një studim i ri tregon se surfimi i zakonshëm në internet i sjell dobi trurit, prandaj ekspertët rekomandojnë që personat e moshuar të qëndrojnë më gjatë online.
Hulumtuesit kanë zbuluar se kërkimi në internet aktivizon qendrat trunore përgjegjëse për sjelljen e vendimeve dhe nxisin mendimin e përbërë.
Në studim janë përfshirë persona të moshave ndërmjet 55 dhe 76-vjeç, të cilëve iu është përcjellë qarkullimi i gjakut gjatë kohës kur kanë qëndruar në internet.
Rezultatet kanë treguar se kërkimet në internet janë një formë shumë e mirë e ‘ushtrimeve’ për trurin.
|
Ushqimi yndyror zbut reaksionin alergjik Yndyrat e ngopura të pranishme në ushqim mund ta dobësojnë reaksionin e organizmit në alergjene, njoftojnë shkencëtarët suedezë nga Universiteti i Edinburghut.
Studimi i botuar në revistën “Clinical and Experimental Allergy” pohon se konsumimi i ushqimit yndyror ndikon në sistemin imun, dhe në këtë mënyrë pengon reaksionet alergjike, duke zvogëluar numrin e eozinofileve, qeliza të cilat janë përgjegjëse për reaksionet alergjike në mushkëri.
Në bazë të këtyre të dhënave, shkencëtarët planifikojnë hulumtime te mëtutjeshme për efektin e yndyrave në alergji, por paralajmërojnë se ky lloj ushqimi nuk mund të rekomandohet kur kihet parasysh nxitja e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
|
Cannavaro dëshiron të mbetet në Madrid Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu edhe në sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i kombëtares së Italisë është duke i kaluar muajt e fundit tek kampioni i Spanjës. Ai shpesh është përfolur për një kalim në Serie A, tek Napoli, por edhe Real planifikon t’i ofrojë marrëveshje të re.
“Synimi im, si edhe i familjes time, është të mbetem në Madrid. Kam biseduar për marrëveshjen e re me ish-presidentin Ramon Calderon, por tash gjërat janë ca më të komplikuara”, ka thënë Cannavaro.
“Duhet të pres. Kur jeni para skadimit të marrëveshjes, agjenti juaj mund të negociojë edhe me ekipe të tjera, por për mua më mirë është këtu”, ka shtuar italiani.
Category:
Sport
|
Views:
612
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Milan, Pato dhe Sheva te gatshem kunder Werder Bremen
Milan ka fituar nje element shume te rendesishem per ndeshjen e kthimit te Kupes UEFA kunder Werder Bremen. Sulmuesi ukrainas Shevchenko eshte rekuperuar plotesisht dhe do jete nen urdhrat e trajnerit Ancelotti te enjten mbrema ne sfiden delikate kunder gjermaneve, te cilet vijne ne “San Siro” pas barazimit 1-1. Por reparti i sulmit do behet me i plote edhe me brazilianin Pato qe mendohet ta nise ndeshjen qe nga minuta e pare.
Nuk dihet ende nese Ronaldinho, Bonera dh
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
617
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Cudite ne Rio, balerina kercen me tanga 3 cm
Nuk kane te mbaruar cudirat ne karnavalet e ketij viti ne Rio De Zhaneiro. Nje balerine qe kishte veshur nje pale tanga te holla vetem 3 cm, ka thyer rekordin e vjetshem, kur Vivinae Castro kishte veshur te brendshme 4 cm.
Fituesja e ketij viti ishte kercimtarja e sambas, Dani Sperle, qe u vleresua per permasat me te vogla te veshjeve. Lajmin e ka bere te di
...
Read more »
Category:
Vip
|
Views:
695
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Naomi Watts, muza e radhes per Woody Allen
Woody Allen mund te kete gjetur muzen e tij te radhes. Behet fjale per aktoren bionde Naomi Watts, e cila i shtohet listes se protagonisteve te filmit qe Allen do xhiroje gjate veres ne Londer. Sipas “Variety”, regjisori amerikan po e mban ne sekret te plote skenarin e projektit te tij te ardhshem. Me kete perzgjedhje, Allen duket se i ka thene lamtumire muzes Scarlett Johansson, e cila ka qene protagoniste ne 3 filmat e tij te fundit,
...
Read more »
Category:
Vip
|
Views:
634
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Megan Fox ndahet nga i dashuri
Megan Fox eshte serish single. Aktorja, e cilesuar si gruaja me seksi ne bote, i ka dhene fund lidhjes me Brian Austin Green. Ai u be i njohur ne vitet ’90 me personazhin e David ne serialin “Beverly Hills”. Revista People njoftoi se ndarja ishte konsensuale. “Ishte nje vendim qe e moren te dy. Do te vazhdojne te jene miq. Megan dhe Brian grindeshin shpesh per shkak te punes. Me ne fund vendosen se eshte me mire t’i kushtohen krejtesisht karrieres dhe t’u lene pak hapesire ndjenjave”, tha nje bur
...
Read more »
Category:
Vip
|
Views:
663
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
| | | |
 | |  |
|
|
|
| Calendar |
| « March 2009 » |
| Su |
Mo |
Tu |
We |
Th |
Fr |
Sa |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | | 29 | 30 | 31 | |
|