Monday, 2025-07-14, 9:38 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Registration | Login
AlbaChat
Section categories
LifeStyle [2]
Teknologji [2]
Sport [9]
Ekonomi [2]
Astrologji [2]
Vip [7]
Fun&Kuriozitete [2]
Our poll
Cili Nga Banoret e BigBrother ju Pelqen me Shume?
Total of answers: 1432
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Main » 2009 » March » 7 » Interi i pandalshëm
Interi i pandalshëm
10:37 PM

Interi i pandalshëm

Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-0.

Genoa, nga e cila pritej se do t’i shkaktonte probleme kampionit në fuqi të Serie A, është treguar e pafuqishme përballë lojtarëve zikaltër, pavarësisht se ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës.

Nerazzurët e filluan këtë ndeshje duke qenë të fokusuar në takimin e të mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United, megjithatë kundërshtari i tyre nuk e kishte fuqinë që ta mposhtte skuadrën lidere në Kampionatin italian.

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë. Foto: AP

Që në fillim të ndeshjes (2’), Zlatan Ibrahimovic heshti tifozët e pranishëm në Stadio Ferraris, pasi që e mposhti portierin Rubinho dhe kaloi Interin në epërsi.

Edhe pse vendasit mbanin topin, arrinin deri te gjashtëmbëdhjetëmetërshi kundërshtar, ata nuk arrinin ta shpartallonin mbrojtjen e fuqishme të Interit, dhe kështu deri në fund të takimit nuk mundën të shënojnë në portën e Julio Cesar.

Mario Balotelli shënoi golin e dytë dhe fundosi vendasit. Foto: Reuters

Mosefektivitetin e Genoas e shfrytëzoi Interi, që dyfishoi rezultatin me anë të Mario Balotellit (61’) duke i arkëtuar tre pikë të reja, dhe tash gjendet dhjetë pikë përpara Juventusit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Category: Sport | Views: 1011 | Added by: Scorpions | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Registration | Login ]
Login form
Search
Calendar
«  March 2009  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2025 |