Julia Roberts pëlqen familjen Obama Julia Roberts, e cila së shpejti do të shihet në kinema me filmin e saj më të ri “Duplicity”, thotë se ajo ka një joshje për Shtëpinë e Bardhë.
Ylli i filmit “Closer”, e cila është në krah të Clive Owen edhe në filmin e ri, thotë se ajo është një fanse e madhe e gjithë familjes Obama.
“Kam një joshje të madhe për Shtëpinë e Bardhë dhe për të katër anëtarët e familjes Obama. Michelle duket si një person e cila tregon vetveten dhe çfarë në vërtetë është”, thotë Roberts.
Robert po ashtu ka lavdëruar mikun e saj George Clooney.
“Ai është një mik i mirë. Ai është një mashkull të cilin e adhuroj shumë dhe më pëlqen atë që ai bën në jetë”, ka shtuar aktorja.
|