Statistics |
Total online: 1 Guests: 1 Users: 0 |
|
 | |  |
| Main » Sport
NBA: Lakers sigurojnë vendin për në play-off
Los Angeles Lakers është ekipi i parë në Konferencën Perëndimore që tashmë ka siguruar vend në play-off, pasi ka regjistruar fitore 101-95 në udhëtim ndaj San Antonio Spurs.
Kobe Bryant dhe Pau Gasol, secili kanë shënuar nga 23 pikë për t’i dhënë fitoren e 52-të këtë sezon ekipit nga Los Angeles Lakers, kundrejt 13 humbjeve.
Michael Finley dhe Tony Parker shënuan nga 25 pikë për San Antonio, të cilët me humbjen e mbrëmshme i dhanë fund edhe tre fitoreve radhazi.
Trevor Ariza ka shënuar 10 pikë për Lakers, derisa Tim Duncan përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe 11 kërcime për Spurs, që tash kanë 43 fitore dhe 21 humbje.
Category:
Sport
|
Views:
2920
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
|
Ranieri: Trezeguet më tradhtoi si fëmijë i llastuar
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, e ka kritikuar sulmuesin francez David Trezeguet, për komentet e bëra gjatë kësaj jave.
Trezegol kishte shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të zëvendësimit në ndeshjen kundër Chelseat në mesjavë, duke thënë se nuk e kishte idenë pse trajneri i tij kishte vepruar në atë mënyrë.
“Ajo që ka thënë Trezeguet më ka nevrikosur shumë. Fjalët e tij ishin si të një fëmije të llastuar. Ndjehem i tradhtuar më shumë nga reagimi i tij si njeri se si lojtar, dhe kjo më ka lënduar më së shumti”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.
Category:
Sport
|
Views:
1125
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-13
|
|
Ferguson lavdëron Tevezin Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë plot lëvdata për autorin e dy golave në fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, Carlos Tevez.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme, ai ka aq shumë energji”, ka thënë Ferguson pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Secili ishte në formë dhe i freskët dhe pëlciste të luajë. Isha i ngazëllyer sapo filloi loja, me energjinë dhe kënaqësinë. Por ishte një ndeshje e vështirë, Fulham ishte në formë dhe duhet ta respektojmë. Barazimi ishte gjëja e fundit për të cilën kishim nevojë”, ka shtuar trajneri.
Category:
Sport
|
Views:
1001
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Derbi madrilen përfundon pa fitues Derbi i kryeqytetit spanjoll i zhvilluar të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.
Mbretërit nuk kanë arritur ta mbajnë hapin me Barcelonën drejt garës për titull, pasi që kanë humbur pikë përballë rivalit të qytetit.
Të parët kaluan në epërsi lojtarët mysafirë pas një kundërsulmi të shpejtë. Sergio Aguero pasoi te Diego Forlan, i cili e mposhti portierin Casillas (38’) duke ia dhënë epërsinë Atleticos, ndërkohë që ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë (57’) Los Merengues barazuan rezultatin me anë të transferit të ri, Klaas-Jan Huntelaar, por nuk arritën të nxjerrin më shumë se një barazim nga kjo përballje e vështirë.
Vendasit madje kanë mundur të dënohen nga Atl
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
1125
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Barcelona i kthehet fitores
Skuadra e Barcelonës ka arritur të shënojë fitore në Camp Nou kundër Athletic Bilbaos, me rezultat 2-0, për t’iu shmangur për gjashtë pikë konkurrentit direkt për titull, Real Madridit.
Pas tre dështimeve radhazi në La Liga, një barazim dhe dy humbje, Blaugranët arritën që më në fund të nxjerrin tre pikë të plota nga kjo përballje.
Golin e parë për katalunasit e shënoi Busquets (17’), pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Xavi.
Vendasit e kryen punën që në gjysmën e parë të ndeshjes, pasi që Lionel Messi dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë (31’).
Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, mirëpo Barcelona arriti të fitojë pikë në një moment shumë të volitshëm, kur kihet parasysh se Reali barazoi kundër Atletico Madridit.
Category:
Sport
|
Views:
1053
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-08
|
|
Interi i pandalshëm Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Interit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat prej 2-0.
Genoa, nga e cila pritej se do t’i shkaktonte probleme kampionit në fuqi të Serie A, është treguar e pafuqishme përballë lojtarëve zikaltër, pavarësisht se ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës.
Nerazzurët e filluan këtë ndeshje duke qenë të fokusuar në takimin e të mërkurës në Old Trafford kundër Manchester United, megjithatë kundërshtari i tyre nuk e kishte fuqinë që ta mposhtte skuadrën lidere në Kampionatin italian.

Zlatan Ibrahimovic shënoi golin e parë. Foto: AP
Që në fillim të ndeshjes (2’), Zlatan Ibrahimovic heshti tifozët e pranishëm në Stadio Ferraris, pasi që e mposhti portierin Rubinh
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
1010
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
United deklason Fulhamin për të vazhduar në gjysmëfinale Manchester United vazhdon garën edhe për një tjetër trofe, pasi që në përballjen e të shtunës kundër Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, ka shënuar fitore me rezultat 4-0.
Djajtë e Kuq kanë shënuar nga dy gola në të dy gjysmat e ndeshjes, për ta fundosur shpresën e Fulhamit për të vazhduar tutje.
Gjysma e parë e ndeshjes i takoi argjentinasit Carlos Tevez, i cili shënoi dy herë (20’ dhe 35’), për ta çuar skuadrën e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Wayne Rooney shënoi golin e tretë për Kampionët anglezë, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 4-0, e vendosi mesfushori Ji-Sung Park (81’).
Category:
Sport
|
Views:
625
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Cannavaro dëshiron të mbetet në Madrid Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, thotë se dëshiron të mbetet në Santiago Bernabeu edhe në sezonin e ardhshëm.
Kapiteni i kombëtares së Italisë është duke i kaluar muajt e fundit tek kampioni i Spanjës. Ai shpesh është përfolur për një kalim në Serie A, tek Napoli, por edhe Real planifikon t’i ofrojë marrëveshje të re.
“Synimi im, si edhe i familjes time, është të mbetem në Madrid. Kam biseduar për marrëveshjen e re me ish-presidentin Ramon Calderon, por tash gjërat janë ca më të komplikuara”, ka thënë Cannavaro.
“Duhet të pres. Kur jeni para skadimit të marrëveshjes, agjenti juaj mund të negociojë edhe me ekipe të tjera, por për mua më mirë është këtu”, ka shtuar italiani.
Category:
Sport
|
Views:
603
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
|
Milan, Pato dhe Sheva te gatshem kunder Werder Bremen
Milan ka fituar nje element shume te rendesishem per ndeshjen e kthimit te Kupes UEFA kunder Werder Bremen. Sulmuesi ukrainas Shevchenko eshte rekuperuar plotesisht dhe do jete nen urdhrat e trajnerit Ancelotti te enjten mbrema ne sfiden delikate kunder gjermaneve, te cilet vijne ne “San Siro” pas barazimit 1-1. Por reparti i sulmit do behet me i plote edhe me brazilianin Pato qe mendohet ta nise ndeshjen qe nga minuta e pare.
Nuk dihet ende nese Ronaldinho, Bonera dh
...
Read more »
Category:
Sport
|
Views:
610
|
Added by:
Scorpions
|
Date:
2009-03-07
|
| |
| |
 | |  |
|