Monday, 2025-07-14, 9:17 PM
Welcome Guest | RSS
Main | Registration | Login
AlbaChat
Section categories
LifeStyle [2]
Teknologji [2]
Sport [9]
Ekonomi [2]
Astrologji [2]
Vip [7]
Fun&Kuriozitete [2]
Our poll
Cili Nga Banoret e BigBrother ju Pelqen me Shume?
Total of answers: 1432
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0
Main » Fun&Kuriozitete

Policia kap 73 qese me heroin në rripin e pantallonave të shtatzënës

Policia në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar një grua shtatzënë 31-vjeçare, e cila kishte fshehur 73 qese me heroin rreth rripit të pantallonave të saj.

Policët kanë thënë se ajo ishte udhëtare në një automjet të cilin ata e kishin ndaluar për shkak të xhamave të errësuar, të cilët janë të paligjshëm në këtë shtet.

Në automjet, policët kanë thënë se kanë gjetur gjashtë qese me heroin dhe një armë, plus një armë me shurdhues në bagazh. Kur policia e dërgoi atë në stacionin e tyre gjeten edhe 73 qese tjera të heroinës të mbështjella rreth rripit të saj të pantallonave.

Si vozitësi ashtu edhe shtatzëna janë duke u mbajtur në burg.

Category: Fun&Kuriozitete | Views: 636 | Added by: Scorpions | Date: 2009-03-07 | Comments (0)

Gjen dhjetë dhëmbë njerëzish në kuletë të re

Mashkulli amerikan i cili në zinxhirin tregtar “Walmart” ka blerë një kuletë ka mbetur i shokuar kur në të ka gjetur 10 dhëmbë njerëzish.

Blerësi në Falmouth të Massachusets në kuletën e sapo-blerë ka gjetur dhjetë dhëmbë njerëzish. Një prej tyre madje ishte “i mbushur”. I habitur ai ka kthyer kuletën në dyqan, por është nisur pa i lënë të dhënat e tij personale.

Policia nuk e ka zbuluar nëse bëhet fjalë për dhëmbë të rriturve, megjithatë, pasi që në ta nuk ka pasur mbetje të gjakut apo mishit, nuk ka qenë e mundur të bëhet as analiza e ADN-së, shkruan Yahoo.

Zëdhënësja e shtëpisë së mallrave “Walmart” ka thënë se vlerëson që bëhet fjalë për një “rast të izoluar”, por edhe se do të kontrollojnë pjesën tjetër të mallit.

Category: Fun&Kuriozitete | Views: 622 | Added by: Scorpions | Date: 2009-03-07 | Comments (0)

Login form
Search
Calendar
«  July 2025  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2025 |