Raiffeisen International në 2008-ën arrin profit prej 982 mln euro

Megjithëse tremujori i katërt i vitit 2008 ka qenë shumë i vështirë për të gjithë industrinë financiare,
Raiffeisen International Bank-Holding AG ka arritur t’i realizoi parashikimet që i ka pasur për vitin
2008, duke arritur kështu edhe një rezultat rekord gjatë vitit të kaluar.
Sipas një njoftimi zyrtar të bankës, profiti i konsoliduar (pas tatimit dhe pas fitimit të pjesës së aksionarëve të tjerë)
është rritur për 17% në 982 milionë euro.
Faktori kryesor që ka ndikuar në këtë rezultat janë të hyrat neto nga interesi, të cilat janë rritur për 34% në
Faktori kryesor që ka ndikuar në këtë rezultat janë të hyrat neto nga interesi, të cilat janë rritur për 34% në
3.2miliardë euro“
"Këto të dhëna preliminare ofrojnë fakte të qarta se modeli ynë afarist funksionon edhe në rrethana shumë
"Këto të dhëna preliminare ofrojnë fakte të qarta se modeli ynë afarist funksionon edhe në rrethana shumë
të vështira të tregut”, ka deklaruar Rerbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, gjatë vitit 2008 banka i ka dhënë rëndësi të veçantë rritjes së depozitave të
Në njoftimin zyrtar thuhet se, gjatë vitit 2008 banka i ka dhënë rëndësi të veçantë rritjes së depozitave të
klientëve duke arritur shifrën prej 44.2 miliardë euro, që llogaritet të jetë rritje prej 9% në krahasim me vitin
2007. Ndërkaq kreditë dhe paradhëniet për klientë gjatë vitit të kaluar janë
rritur për 18% dhe kanë arritur në 57.9 miliardë euro.
Sa i përket bilancit total të gjendjes, sipas njoftimit të bankës ai ishte 85.4 miliardë euro në fund të 2008,
Sa i përket bilancit total të gjendjes, sipas njoftimit të bankës ai ishte 85.4 miliardë euro në fund të 2008,
që llogaritet të jetë 17% ose 72.7 miliardë euro më shumë se sa ishte në fund të 2007.
Analistët makroekonomikë të RZB parashikojnë një rënie të GDP për 1.3% të Evropës Qendrore dhe Lindore
Analistët makroekonomikë të RZB parashikojnë një rënie të GDP për 1.3% të Evropës Qendrore dhe Lindore
në 2009. Shifrën e njëjtë të rënies së GDP ata e parashikojnë edhe për Austrinë.
Megjithë kushtet e pafavorshme, Stepic vazhdon ta konsideroj këtë rajon si gjenerator të rritjes dhe e thekson
Megjithë kushtet e pafavorshme, Stepic vazhdon ta konsideroj këtë rajon si gjenerator të rritjes dhe e thekson
rëndësinë e përkrahjes së këtij rajoni.
“Raiffeisen International ka treguar tanimë përkushtimin e saj afatgjatë ndaj rajonit dhe si bankë kontribuon
“Raiffeisen International ka treguar tanimë përkushtimin e saj afatgjatë ndaj rajonit dhe si bankë kontribuon
në mënyrë sistematike në stabilizimin ekonomik të rajonit,”
__________________________________________________________________________________________________
Obama ndihmon kredimarrësit në vështirësi

Presidenti Obama ka njoftuar një plan ndihme për kreditë për shtëpi, plan i cili ka si
qëllim të shmangë që 7-9 milion amerikanë të humbasin shtëpitë e tyre.
Paketa e shpëtimit me vlerë miliarda dollarë ka në fokus huamarrësit që janë pranë humbjes
së shtëpive të tyre.
Një pjesë e madhe e marrëveshjes përfshin mbështetje të vazhdueshme për firmat e mëdha kreditore që
Një pjesë e madhe e marrëveshjes përfshin mbështetje të vazhdueshme për firmat e mëdha kreditore që
drejtohen nga shteti, Fannie Mae dhe Freddie Mac.
Zoti Obama tha se veprimet e forta dhe të shpejta do të ndalnin spiralen e tatëpjetë.
Ato do t'u vinin në ndihmë të gjithë amerikanëve dhe plani i tij do të ndihmonte çmimet e shtëpive për të gjithë.
"Mund t'ju them atë që nuk do të bëjë kjo paketë, ajo nuk do të shpëtojë të papërgjegjshmit dhe të paskrupujt,

duke hedhur paratë e taksapaguesve në kredi të këqija," tha zoti Obama.
Njoftimi përkon edhe me një vlerësim të Rezervës Federale që parashikon se ekonomia amerikane do të tkurret
Njoftimi përkon edhe me një vlerësim të Rezervës Federale që parashikon se ekonomia amerikane do të tkurret
deri në 1.3 për qind dhe papunësia mund të rritet në mbi 8 për qind këtë vit. /bbc/
__________________________________________________________________________________________________
Presidenti nënshkruan paketën financiare, tregjet pësojnë rënie

Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi paketën stimuluese prej 787 miliardë dollarësh, duke shënuar
një fitore madhore në përpjekjet për të zbrapsur rënien ekonomike të vendit. Por pak pas firmosjes së paketës,
tregjet financiare pësuan rënie nga frika
se kjo paketë mund të mos jetë e mjaftueshme.
Tregjet e Uoll Stritit ranë në shifra të ngjashme me ato të nëntorit të kaluar kur kriza ekonomike ishte në fillimet e
veta. Zoti Obama e firmosi paketën në Denver të Kolorados por paralajmëroi se ajo nuk do të sjellë efekte
të menjëhershme.
Ai e quajti paketën "fillimin e fundit" për problemet
ekonomike.
Paketa përfshin ulje taksash, shpenzime qeveritare për infrastrukturën si dhe shpenzime të tjera. Paketa shton
përfitimet nga papunësia dhe përfitime për shërbimin shëndetësor për të papunët, sponsorizon programe trajnimi si dhe u
lëvron para qeverive lokale dhe shtetërore. /woa/
__________________________________________________________________________________________________