Tuesday, 2025-07-15, 0:24 AM
Welcome Guest | RSS
Main | Registration | Login
AlbaChat
Section categories
LifeStyle [2]
Teknologji [2]
Sport [9]
Ekonomi [2]
Astrologji [2]
Vip [7]
Fun&Kuriozitete [2]
Our poll
Cili Nga Banoret e BigBrother ju Pelqen me Shume?
Total of answers: 1432
Statistics

Total online: 1
Guests: 1
Users: 0

Ibrahimovic është i bindur se Mourinho do të mbetet

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar se ai është i bindur se Jose Mourinho do të vazhdojë ta drejtojë Interin edhe në      

Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic.
“Ai ka marrëveshje me ne dhe mendoj se do ta përmbushë atë. Nëse vendos të largohet, do t’i dëshiroj fat, por mendoj se ai do të mbetet këtu edhe për shumë kohë”, ka thënë suedezi.

Mourinho nxiti spekulimet se ai mund të rikthehet në Londër, duke deklaruar se një ditë do të dëshironte sërish të drejtojë Chelsean, por Ibrahimovic mendon se ai për momentin është i fokusuar vetëm tek Interi.

“Nëse luajmë si kundër Milanit, do ta mposhtim Manchester United. Mourinho vetëm e ka ndryshuar mendimin tonë dhe na ka mësuar gjëra të reja. Ne jemi bërë më të fuqishëm dhe më të mirë dhe tash jemi të etur për fitore”, ka shtuar Ibrahimovic.
 
 
 
 
__________________________________________________________________________________________
 
 
Milani shënjestron Vidicin
Nemanja Vidic.
Derisa të martën pritet që Alessandro Nesta t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, Milani dëshiron ta përforcojë linjën e mbrojtjes në afatin kalimtar veror dhe mësohet se Rossonerët e kanë vënë në listë mbrojtësin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic.
Sipas IlCalciomercato.it, kuqezinjtë i janë vënë pas 27-vjeçarit, i cili që nga transferimi i tij në Old Trafford në vitin 2006 ka qenë në formë të jashtëzakonshme.

Megjithatë, për ta transferuar serbin në San Siro, Milani duhet të paguajë së paku 20 milionë euro, sepse nën këtë vlerë Sir Alex Ferguson as që dëshiron të diskutojë.
 
 
 
 
__________________________________________________________________________________________
 

Van der Vaart: Liverpooli ka frikë prej neve

Ylli i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, thotë se Liverpooli do të jetë i frikësuar nga udhëtimi në Bernabeu gjatë javës së ardhshme.

Të kuqtë do të përballen me Real Madridin në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që zhvillohet javën e ardhshme në Bernabeu.

“Ne jemi Real Madrid dhe për këtë mendoj se Liverpooli ka frikë prej neve. Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë 26-vjeçari.

“Jemi të padurueshëm të nxjerrin një rezultat të mirë në Evropë dhe nëse bëhemi kampionë do të jem i aftë për gjithçka. Do të bëj gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka shtuar holandezi, i cili së fundi lidhet me një rikthim tek ish-klubi i tij, Hamburgu.

 
 
__________________________________________________________________________________________
 
 

Eduardo shkëlqen në fitoren e Arsenalit

Skuadra e Arsenalit e ka mposhtur Cardiff Cityn në Emirates Stadium me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Në këtë fitore të Topçinjve në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi i rikthyer, Eduardo Da Silva, i cili nuk e ka veshur fanellën e Arsenalit qe pothuajse një vit, qëkur e theu këmbën.

Rikthimi i kroatit ishte sensacional pasi që arriti të shënojë dy gola, dhe ishte lojtari më i mirë në fushë.

Golin e parë Eduardo e shënoi pas një kombinimi me Velan në minutën e 20-të të pjesës së parë, ndërsa Niclas Bendtner dyfishoi epërsinë pas një goli të shënuar me kokë (34’).

Pesëmbëdhjetë minuta brenda pjesës së dytë (60’), gjyqtari akordoi një penallti për Arsenalin, pas një ndërhyrjeje të gabuar brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në sulmuesin kroat, i cili vetë e mori përgjegjësinë dhe ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Rezultatin përfundimtar prej 4-0, e vendosi holandezi Robin van Persie një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’), i cili paraprakisht zëvendësoi pikërisht Eduardon.

 
 
__________________________________________________________________________________________
 
Login form
Search
Calendar
«  July 2025  »
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
Entries archive
Site friends
  • Create your own site

  • Copyright MyCorp © 2025 |